Champions League

Champions / Mesazhi sfidues i Dybala për Barcelonën

Argjentinasi, i cili dukej si nënshkrimi i Barcelonës, i ka dërguar një mesazh të qartë skuadrës katalanase,

Argjentinasi, i cili dukej si nënshkrimi i Barcelonës, i ka dërguar një mesazh të qartë skuadrës katalanase, para dy ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampioneve, që do të luhen në “Juventus Stadium” dhe “Camp Nou”. Paulo tregon të njëjtën lehtësi dhe besim në vetvete, si edhe bardhezinjtë e tjerë përreth tij. Këtë e ka treguar të premten përsëri, me një mesazh për pritshmëritë e kampionëve të Italisë në çerekfinale të Champions-it, pavarësisht se përballë do të kenë Lionel Messin me shokë. Paulo, i cili ka qenë i lidhur disa herë si nënshkrim i mundshëm i Barcelona, ka nënvizuar me statusin e tij: “Kur ke besim te kolegët tuaj, nuk ka kurrë frikë. Forca Juve, e bukura po vjen!”

Më shumë nga Champions League