Connect with us

Champions League

Champions, Monaco merr zemër nga e kaluara!!!

Ishte një natë e këndshme pranvere. Ishte 6 prill 2004 dhe Real Madrid i “galaktikave” kishin ardhur vizitorë. Ishte hera e parë që “Stade Louis II” nuk kishte asnjë vend të lirë. Të gjithë nxituan të shihnin Zinedine Zidane, Raul, Figo dhe Ronaldo, ashtu si njerëzit “ziheshin” për të parë Michael Jordan dhe Magic Johnson në lojërat olimpike të vitit 1992.

Image result for monaco real madrid 2004

Mendohej se do të ishte një shëtitje për “merengues”. Ata kishin fituar në raundin e parë të çerekfinales, 4-2 në shtëpinë e tyre. Ata ishin një skuadër me teknike dhe më eksperte se Monaco e të rinjëve që atëherë drejtohej nga Zinedine Zidane. Le të themi të vërtetën, ishin të paktë ata që mendonin se skuadra e “Principatës” mund t’ia dilte. Aq më tepër misioni u bë i pamundur kur në minutën e 36-të, Ronaldo shërbeu për Raul dhe ky i fundit mposhti portierin Flavio Roma.

Image result for monaco real madrid 2004

Por Ludovic Giuly shënoi dy herë dhe më pas Fernando Morientes realizoi ndaj ish-skuadrës së tij duke realizuar këto tre gola të jashtëzakonshëm për fitoren 3-1 dhe kualifikimin historik, ndoshta një nga arritjet më të mëdha të klubeve europiane.

Image result for monaco real madrid 2004

Një tjetër moment historik e pret skuadrën e Monaco, ditën e mërkurë në mbrëmje, sërish në “Stade Louis II”. Kanë kaluar thuajse 13 vjet dhe skuadra franceze ka një tjetër takim me historinë. Këtë herë do të kenë përballë vetëm një “galaktik” si kundërshtar, Pep Guardiola, trajneri i Manchester City. Nuk do të luajnë as Zidane, as Figo dhe as Ronaldo. Nuk do të jetë asnjë fitues i “Topit të Artë” në fushë, por sërish nis gjithçka nga dy gola disavantazh.

Monaco humbi 5-3 në ndeshjen e parë të luajtur në Angli, pavarësisht se ishin dy herë në avantazh. Ajo ishte ndeshja “shampanjë” e futbollit, simboli i futbollit sulmues. Edhe një herë, Monaco, nëse fiton me dy gola ndaj një kundërshtari më të fortë në letër, mund të shkruajë historinë duke shkuar në çerekfinalet e Champions League.

Image result for manchester city monaco

Po flasim për një ekip që ka shënuar 123 gola deri në këtë pikë të sezonit, më shumë se çdo kundërshtar tjetër. 72 nga këto gola i ka shënuar në shtëpi, në 23 ndeshje të luajtura ka fituar 20 dhe ka humbur vetëm 1.

Image result for manchester city monaco champions league

20 skuadra në historinë e Champions League që kanë shënuar 3 gola jashtë fushe, janë kualifikuar gjithmonë për në raundin tjetër. 8 fitore dhe 3 barazime ka regjistruar Manchester City në 11 ndeshjet e fundit që ka luajtur në të gjitha veprimtaritë.

Më shumë nga Champions League