Champions League

Champions, “monopol” i elitës, asnjëherë kaq pak shtete të përfaqësuara!

Tavolina e elitës në kontinentin plak ka mbetur një rreth shumë i ngushtë dhe kanë qenë të paktë ata që e kanë vënë re. Asnjëherë si në këtë vit ka kaq pak vende me të paktën një klub përfaqësues në 1/8-t e finaleve të Champions. Jo rastësisht përfaqësuesit kanë mbetur vetëm nga gjashtë kampionatet më cilësore dhe të rëndësishme: Premier League, Liga, Bundesliga, Serie A, Ligue 1 dhe Primeira Liga. Mes 16 ekipeve më të mira të Europës kanë mbetur katër skuadra spanjolle (Barcelona, Real, Sevilla dhe Atletico Madrid), 3 skuadra angleze (Manchester City, Arsenal dhe Leicester), tre skuadra gjermane (Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen), dy ekipe franceze (Paris Saint Germain dhe Monaco), dy ekipe portugeze (Benfica dhe Porto), si dhe dy ekipe italiane (Juventus dhe Napoli).

champions

Në 18 edicionet e fundit të Champions League nuk kishte ndodhur asnjëherë që të përfaqësoheshin vetëm gjashtë shtete në garën për titullin europian, në këtë pikë të sezonit. Vitin e kaluar kishte plot 10 shtete të përfaqësuese me shtesën e Rusisë, Holandës, Ukrainës dhe Belgjikës. Më parë, minimumi kishte qenë shtatë vende të përfaqësuara si në sezonet 2002-2003, 2004-2005, 2008-2009 dhe 2010-2011. Anglia, Spanja, Gjermania dhe Italia kanë pasur gjithmonë të paktën një ekip në 1/8-t e finaleve të Champions League, Franca ka munguar vetëm një herë, nëse Portugalia ka pasur përfaqësues 14 nga 18 edicionet që Liga e Kampioneve zhvillohet me këtë format.

Nis Championsi i vërtetë, 7 gjërat që duhet t’i dini

Statistikat që tregon se është arritur rekordin për numrin e vogël të shteteve që përfaqësohen duket se ndjek valën e asaj që do të ndodhë në të ardhmen. Në vitin 2018 është vendosur se Italia, Spanja, Anglia dhe Gjermania do të kenë nga katër përfaqësues, direkt në fazën me grupe të Champions League, Franca dhe Rusia nga dy, Portugalia, Ukraina, Belgjika dhe Turqia nga një. Këtyre ekipeve do të shtohen fituesit e Champions dhe Europa Leagues, si dhe katër ekipe që do të vijnë nga “play off”, dy nga nënndarja e kampionëve dhe dy nga nënndarja e jo-kampionëve.

 

Më shumë nga Champions League