Connect with us

Champions League

Champions, në Madrid kanë dyshime për shortin

Të përditshmes sportive madrilene “As” nuk i ka pëlqyer çifti Real Madrid-Atletico që ka dalë nga shorti i UEFA-s, teksa golgat janë përzgjedhur nga dora e ish-sulmuesit uellsian Ian Rush. Në edicionin online “As” ka shkruar “Bolas calientes? Muy misterioso cuando salio la del Atleti…” (“Gogla të nxehta, shumë i dyshimtë momenti kur doli emri i Atleti…”). E përdit madridilene ka shprehur bindjen se Ian Rush ka “përzier me forcë” katër goglat para se të nxirrte atë të Real madrid dhe më pas “ka shkuar direkt tek ajo e Atletico-s pa i lëvizur më goglat e mbetura”.

Por imazhet tregojnë se goglat janë përzier para përzgjedhjes nga drejtuesi i UEFA-s dhe jo nga Rush, i cili ka bërë të njëjtat lëvizje në momentin e nxjerrjes së goglës së Real Madrid dhe atë të Atletico-s. Sigurisht, fakti se ‘derby’ madrilen do të zhvillohet në gjysmëfinalen dhe jo finalen e Champions League nuk është pëlqyer nga Madrid, që këtë e ka të sigurt se nuk do të jetë më kryeqyteti i futbollit ndërkombëtar.

 
[interaction id=”58fa41f0240e61ee26bf3b21″]

Më shumë nga Champions League