Champions League

Champions, “stoli” më i shtrenjtë kushton 217 milionë euro

Një stol i rëndësishëm për të luftuar në kampionat dhe në Champions League. Juventus, në sesionin e fundit të merkaton, ka bërë shumë lëvizje, duke përforcuar ndjeshëm organikën. Por, të paktën deri tani, trajneri Massimiliano Allegri i ka besuar më shumë asaj që mund të cilësohet “garda e vjetër”, duke lënë në stol lojtarë, si Bernardeschi dhe Douglas Costa, të cilët kanë kushtuar të dy bashkë rreth 70 milionë euro. Dhe nuk është një rastësi që “Zonja e Vjetër” ka stolin më të shtrenjtë të Champions League, duke lënë mbrapa Real Madrid, Barça dhe PSG.

Në total bardhezinjtë kanë 217 milionë euro në stol. Si në Serinë A (kundër Milan ka lënë në stol 157 milionë), ashtu edhe në Champions League, Allegri i ka besuar më shumë lojtarëve “të vjetër”, si Manduzkic dhe Cuadrado. Këta janë përbërësit e stolit bardhezi: Szczesny (17 milionë), Benatia (15 milionë), Höwedes (18 milionë), Rugani (17 milionë), Asamoah (11 milionë), Bentancur (9 milionë), Marchisio (25 milionë), Matuidi (30 milionë), Bernardeschi (30 milionë), Douglas Costa (30 milionë), Pjaca (15 milionë).

Ndërkohë, pas tyre vjen stoli i Manchester United (212 milionë, me Martial dhe Mkhitaryan më të shtrenjtët: 35 milionë). Në vendin e tretë është Real Madrid, që ka një stol me vlerë 200.5 milionë euro. Ylli i rezervave është Isco (edhe pse tani luan me më shumë vazhdimësi), i blerë për 40 milionë euro. Në vendin e katërt është PSG (194 milionë, me Di Maria-n që është më i shtrenjti: 40 milionë). 191.3 milionë për Manchester City-in e Pep Guardiola-s, me Gabriel Jesus që është lojtari më i shtrenjtë: 45 milionë. Më pas vijnë me radhë Bayern Munich (172,2 milionë dhe James Rodriguez më i shtrenjti me 50 milionë), Chelsea (168,5 milionë, Fabregas më i shtrenjti, 35 milionë), Barcelona me 161.5 milionë euro, me Andre Gomes dhe Sergi Roberto që janë më të kushtueshmit (25 milionë) dhe Roma (107 milionë, Schick më i shtrenjti: 20 milionë).

Më shumë nga Champions League