• Champions, tifozët braktisin Real-in për finalen

    Publikuar: 17 May 6:06

    Tifozët e Real Madrid duket se po mendojnë ta braktisin finalen e Champions Leagu që do të zhvillohet 3 qershorin e ardhshëm në Kardif kundër Juventus-it. Ky është rezultati që ka dalë nga një sondazh i të përditshmes “AS”, që ka zbuluar se vetëm 12 mijë tifozë të “Los Blancos” kanë kërkuar biletë për ndeshjen e “Millennium Stadium”.

    Kjo duket se ka ndodhur për shkak të çmimeve të larta. Në fakt, për ata që do të shkojnë për të parë ndeshjen parashikohen shpenzime marramendëse, veçanërisht për sa i takon fjetjes. Çmimet kanë arritur shifra të jashtëzakonshme, me një tendë që kushton 2 mijë euro. Jo të gjithë mund t’i përballojnë të tilla kosto veçanërisht për tifozët e “thjeshtë”, të cilët duket se kanë vendosur ta ndjekin ndeshjen me Juventus-in në televizor.

    E dhëna është e qartë: për finalen e 2014-ës, në Lizbonë, tifozët e Real Madrid kanë prenotuar 24 mijë bileta, ndërsa në 2016-ën, për finalen e Milanos, kërkesat kanë arritur deri në 16 mijë. Këtë vit janë prenotuar 14,645 nga 17.518 biletat që UEFA i ka vënë në dispozicion klubit madrilen.

    [interaction id=”591c75f82041829f01d74e35″]


    Lexo postimet e tjera