• Chelsea, 200 milionë euro për Conte…

    Publikuar: 13 Mar 8:21

    Antonio Conte vazhdon drejt rrugën e tij dhe nuk merret me zërat që do ta donit te Inter në Serie A, ndërkohë që duket se ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm, i dyti për të në “Stamford Bridge”. Në mes të një sezoni të shkëlqyer, ku Chelsea e tij kryeson Premier League me meritë, trajneri italian ka nisur të vërë bazat edhe për rikthimin në Champions League sezonin e ardhshëm dhe sipas shtypi anglez klubi i Chelsea është gati të investojë te projekti i italianit.

    Sipas asaj që shkruan gazeta “The Times”, ish-trajneri i Juventus ka marrë premtimin nga pronari i Chelsea, Roman Abramovic se do të ketë një buxhet prej 200 milionë eurosh për t’i investuar në merkaton e ardhshme. Objektivi i Conte është të përforcojë të gjitha repartet me blerje të rëndësishme, për të ndërtuar menjëherë një skuadër në gjendje të jetë kompetitive në Champions League. Duket se epoka Conte sapo ka nisur dhe Chelsea është gati të bëj të dridhet gjithë Europën.


    Lexo postimet e tjera