Premier League

Chelsea-Charlton, kur portieri u braktis në fushë për shkak të mjegullës

Londër, 25 Dhjetor 1937. Sipas traditës, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, zbritet rregullisht në fushë, pasi për futbollistët festat nuk ekzistojnë. Ai vit nuk do të mbahet mend për gola të mrekullueshëm, apo rezultate elektrizuese, por për atë shtëllungë gjigante mjegulle, që në një moment përpiu dhe pushtoi të gjithë Anglinë, duke shtyrë ose ndërprerë më shuëm se gjysmën e ndeshjeve të planifikuara në calendar. Për futbollistët ishte e vështirë të shikonin edhe shokët e ekipit që kishin më pranë, duke e bërë tërësisht mision të pamundur zhvillimin e një ndeshje normale futbolli.

Charlton në vitet 1930.

Ishte pikërisht kjo atmosfera që përjetuan atë ditë futbollistët dhe tifozët e Chelseas dhe Charlton, që atë pasdite në “Stamford Bridge” ishin të gatshëm të sfidoheshin në betejë. Ndeshja nisi rregullisht dhe që të dyja skuadrat arrijnë të shënojnë në fraksionin e parë të lojës. Por, në pushim të ndeshjes, mjegulla u ul, pushtoi tërësisht terrenin e lojës dhe tribunat, duke e bërë gati të pamundur vijimin e përpjekjeve. Futbollistët u kthyen në fushë dyshues, por gjithsesi vendosën të provojnë vijimin e ndeshjes. Pas 10 minutash nga fillimi i pjesës së dytë, arbitri vërshëllen fundin e takimit duke ndërprerë ndeshjen dhe shoqëruar futbollistët drejt dhomave të zhveshjes. Fitoi mjegulla. Kështu, futbollistët, sa të keqardhur, po aq edhe të pafuqishëm futen në dhomat e tyre të zhveshjes. Të gjithë përveç njërit.

Sam Bartram, portieri i Charlton për 22 vite.

Sam Bartram, portieri i Addicks, nuk merr vesh asgjë nga sa kishte ndodhur. Mjegulla është shumë e ngjeshur dhe e dendur në portën që ai mbronte, dhe ai më larg se gjithë të tjerët në aksionet e lojës, nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të presë për të parë çfarëdo lloj shenje për të planifikuar ndërhyrjen me qëllim shpëtimin e portës. Pas gati 30 minuta nga vërshëllima e fundit e arbitrit, portieri i Charlton evidenton një hije jo qartësisht të identifikueshme. Për një moment u druajt dhe u përgatit për të ndjekur aksionin, më pas kuptoi se ishte një polic. Çfarë dreqin e shtyu atë polic të merrte pjesë në atë aventurë dhe të futej në fushën e lojës? Të paktën kjo ishte pikëpyetja në mendjen e portierit. “Hej ti atje, çfar dreqin bën akoma aty? Ndeshja është ndërprerë më shumë se 20 minuta më parë dhe fusha është plotësisht e boshatisur!”, ishin fjalët e policit në adresë të portierit.

Sam qëndroi në fushë për gati 30 minuta, pas vërshëllimës së arbitrit për ndërprerjen e ndeshjes.

Sam nuk humb më asnjë sekondë tjetër. Vrapon në drejtim të dhomave të zhveshjes dhe i bashkohet shokëve, të cilët jo vetëm që janë larë dhe veshur, por e mirëpresin atë mes duartrokitjeve ironike dhe një morie të qeshurash. Vetë Bartram, disa vite më vonë, në autobigrafinë e tij ka konfrimuar këtë ngjarje.“Në ato kohë ishim në krye të klasifikimit dhe mendoja se po dominonim Chelsean. Isha i bindur se djemtë po u jepnin një mësim të mirë kundërshtarëve, sepse për një kohë pak a shumë të gjatë nuk i pashë që të zbrisnin në gjysmëfushën tonë. Natyrisht askush nuk kishte shënuar, sepse do ta kisha identifikuar ndonjë hije në gjysmëfushë. Pak më vonë, ardhja e policit më qartësoi idetë”, tregon Bartram.

Në nder të Sam Bartram u ngrit statuja e portierit legjendar të Charlton.

Atë sezon, Charlton e mbylli kampionatin në vend të katërt në klasifikim, me vetëm 6 pikë larg Arsenalit që u shpall kampion. Ndërkohë Sam Bartram, i ndarë nga jeta në vitin 1981, mund të krenohet me statujën në The Valley, pasi kaloi një karrierë të plotë, 22 vjet në mbrojtjen e portës së klubit londinez. Nga tifozët ai është vlerësuar si një nga futbollistët më të rëndësishëm në historinë e klubit. Në jug-lindjen e kryeqytetit anglez, tifozët e mbajnë mend jo vetëm për protagonizmin në fitimin e FA Cup në vitin 1947, por mbi të gjitha për këtë episode të lezeçëm, që është future edhe në historinë e futbollit anglez.

Më shumë nga Premier League