Ligue 1

Chelsea dhe PSG, në garë për yllin e Milan

Ka disa sinjale, por të gjithë shkojnë në një drejtim të vetëm, te Leonardo Bonucci larg Milanos. Është diçka për të cilën është folur më parë.

Një vit nga vera që e dërgoi te kuqezinjtë me shiritin e kapitenit në krah, ish-qendërmbrojtësi i Juventus shikon një të ardhme larg Milan-it.

Kuqezinjtë duhet të rregullojnë bilancin dhe Leo ka një rrogë të lartë. Kjo situatë mund të çojë te një ndarje e rrugëve mes dy palëve.

Janë dy skuadrat e gatshme të përfitojnë nga momenti i keq i “Djallit”. E para është PSG e Tuchel, ku ka shkuar Buffon dhe ku janë Neymar me Mbappe.

E dyta është Chelsea, që pritet të zyrtarizojë Maurizio Sarri-n si trajner. Ish-trajneri i Napoli-t kërkon të ketë një regjisor në qendër të mbrojtjes dhe Bonucci është zgjedhja ideale.

Më shumë nga Ligue 1