Futboll

“Chelsea donte të më merrte nga Parisi, në ditën e fundit të merkatos!”

“Chelsea donte të më merrte nga Parisi, në ditën e fundit të merkatos!”

Thomas Meunier ka deklaruar se Chelsea bëri një ofertë për të marrë shërbimet e tij në ditën e fundit të merkatos, por Paris Saint-Germain e hodhi poshtë këtë mundësi. Meunier ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje me PSG në këtë sezon, por ka lënë një përshtypje shumë të mirë, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë një asist. Futbollisti i kombëtares blege nuk e mori lejen për të biseduar me drejtuesit e Chelsea, sepse PSG nuk donte që të mbetej vetëm me Dani Alves në rolin e mbrojtësit të djathtë, për gjithë këtë sezon…

Image result for Thomas Meunier

“Në ditën e fundit të merkatos, Chelsea bëri një ofertë të mirë për mua, por Paris Saint-Germain e refuzoi, – tha Meunier për “Sky Sports”. – Klubi nuk donte të më shiste sepse në rast largimi, Dani Alves do të ishte mbrojtësi i vetëm në dispozicion që mund të luajë në krah të djathtë. Personalisht do ta kisha pranuar ofertën e Chelsea, sepse më tërhiqte si mundësi aktivizimi në Premier League, por klubi i PSG më mori në telefon dhe më tha: “Ti nuk do të shkosh asgjëkundi sepse bën pjesë në planet e trajnerit.” Nuk mund të kundërshtoja.”

Më shumë nga Futboll