Premier League

Chelsea fiton me lehtësi, Burnley nxjerr Liverpool nga Champions

Chelsea nuk e ka pasur të vështirë të mposhtte skuadrën e Huddersfield me lojtarët e Antonio Conte-s që triumfuan me rezultatin e pastër 3-1. Heroi i ndeshjes ishte braziliani Willian me dy asiste dhe një gol teksa edhe Pedro me Bakayoko gjetën rrjetën ndaj skuadrës që sapo është ngjitur në Premier League.

Blutë e kishin të domosdoshme fitoren dhe nuk e kishin të lehtë duke parë edhe mungesën e Alvaro Morata për shkak të një dëmtimi në shpinë. Conte kishte zgjedhur të luante me Hazard në sulm të ndihmuar nga Willian dhe Pedro, të cilët kanë shfrytëzuar më së miri hapësirat e krijuara nga magjistari belg për të ndëshkuar kundërshtarin.

Goli i parë erdhi nga këmbët e Hazard, i cili me thembër jep topin për Willian që ia shtron Bakayoko-s i cili nuk gabon. Pak më pas Willian merr një kros në zonë nga Alonso dhe dyfishon rezultatin. Pedro shënon golin e tretë që në pjesën e parë duke vulosur fitoren. Huddersfield shënoi golin e nderit në sekondat e fundit Chelsea i afrohet United dhe pret rezultatet e ndeshjes së nesërme teksa Burnley ka mundur Stoke me rezultatin 1-0 në fund të takimit dhe tani ndodhet në vend të 4-t duke lënë pas Liverpool.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Premier League