Premier League

Chelsea fiton ndaj Burnley, mban gjallë shpresën Champions

Chlesea ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat mbrëmjen e sotme pasi ka mundur 2-1 në transfertë skuadrën e Burnley, me këta të fundit që kanë pësuar humbjen e parë pas pesë fitoresh radhazi të marra në kampionat.

Miqtë kanë kaluar në avantazh falë një autogoli të Long në minutën e 20-të të pjesës së parë. Vendasit kanë reaguar në të 64-ën me një gol të Barnes, por gëzimi i Burnely ka zgjatur vetëm pesë minuta, duke parë se Moses ka kthyer në avantazh ekipin e Antonio Conte në të 69-ën.

Kjo fitore ka ngjitur londinezët në kuotën e 63 pikëve, vetëm pesë larg vendit të katërt që mbahet nga Tottenham dhe që siguron kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League. Burnley, nga ana tjetër, mbetet në vendin e shtatë me 52 pikë, dy larg Arsenal, që mban vendin e gjashtë, i fundit që siguron kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Europa League.

Chelsea do të kthehet në fushë të dielën pasdite dhe do të presë në shtëpi ekipin e Southampton, një ndeshje që do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Anglisë.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme është luajtur edhe ndeshja mes Leicester dhe Southampton, e mbyllur në barazim pa gola.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Premier League