Europa League

Chelsea fiton, Sarri nuk kënaqet: Nuk më pëlqeu kjo gjë…

Chelsea i Maurizio Sarri-t ka marrë një fitore të ngushtë 1-0 në fushën e PAOK, ndeshje e vlefshme për javën e parë të Europa League.

Trajneri i londinezëve, Maruizio Sarri, nuk është shprehur shumë i kënaqur në përfundim të ndeshjes. “Jam i kënaqur për tri pikët dhe për paraqitjen, por jo për rezultatin”, ka thënë ai në një intervistë për “Sky Sport”.

“Kemi patur shumë raste dhe duhej të kishim shënuar më shumë, por nuk e kemi bërë. Nuk mund të shpërdorosh raste kur ke mundësi të mbyllësh ndeshjen. Besoj se mund të përmirësohemi në këtë aspekt, të jemi më cinikë”.

Në lidhje me rotacionin: “Varet nga situatat, nga momentet. Por gjatë sezonit do të luajnë shumë të rinj”, ka përfunduar Sarri.

Më shumë nga Europa League