Premier League

Chelsea-Leicester, vendasit kanë fituar 4 radhazi kundër “Dhelprave”

Premier League do të kthehet të shtunën pas një ndërprerje të shkurtër për ndeshjet e Kupës së Anglisë që janë luajtur fundjavën e kaluar. Kampionët në fuqi do të presin në shtëpi Leicester dhe do të synojnë të kthehen te fitorja pas barazimit 2-2 të regjistruar në javën e fundit kundër Arsenal. Ajo e “Emirates” ka qenë një nga ndeshjet më të bukura trë këtij sezoni dhe mund të ishte fituar nga të dy skuadrat. Gjithsesi, kanë qenë lojtarët e Conte-s ata që kanë shkuar më afër tri pikëve, duke parë se “Topçinjtë” kanë arritur ta shmangin humbjen falë një goli të Bellerin në minutat e fundit, para se Morata të shpërdoronte një rast të artë vetëm për vetëm me Cech.

Sulmuesi spanjoll nuk ka qenë në formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe do të kërkojë të jetë në lartësinë e duhur kundër “Dhelprave”. Ish-sulmuesit të Real Madrid nuk do t’i mungojnë rastet, duke parë ecurinë negative të mbrojtjes së Leicester në ndeshjet e kampionatit të luajtura në transfertë. Në fakt, ata kanë pësuar dy ose më shumë gola në katër takimet e fundit të kampionatit që kanë luajtur larg “King Power Stadium”. Pavarësisht nga kjo, lojtarët e Claude Puel kanë arritur të shënojnë disa gola fale formës së mirë të dy yjeve të ekipit, Jamie Vardy dhe Ryiad Mahrez. Dyshja ka realizuar 16 gola në total deri tani në këtë sezon dhe do të jenë një rrezik serioz për Courtois.

Shifra dhe Fakte
– Chelsea ka fituar katër ndeshjet e fundit kundër “Dhelprave” të luajtura në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë këtu edhe takimin e fazës së parë, të luajtur në fushën e Leicester.
– Londinezët kanë shënuar 12 gola në katër takimet e fundit të luajtura kundër Leciester.
– Në total, “Blutë” kanë humbur vetëm 4 nga 41 ndeshjet e luajtura kundër “Dhleprave” në “Stamford Bridge”.

Standings provided by Sofascore LiveScore


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League