Futboll

Chelsea në sulm për kapitenin e Interit, 100 milionë euro për Icardi

Chelsea kërkon me çdo kusht një sulmues dhe pas deklaratave të spanjollit Alvaro Morata se mund të rikthehet në Madrid sezonin tjetër, trajneri Antonio Conte ka hedhur sytë nga Seria A për të gjetur zëvendësuesin. Trajneri italian ka piketuar argjentinasin Mauro Icardi si zëvendësuesin e mundshëm të Morata në rast se spanjolli largohet, por nuk përjashtohet mundësia që ata të luajnë së bashku.

Spanjolli ka nostalgji per Real Madrid

Për të bërë të mundure transferimin e Icardi te skuadra e Chelsea, drejtuesit e “bluve” të Londrës janë gati të ofrojnë 100 milionë euro, për të mbyllur sa më shpejt këtë lëvizje, lajm që konfirmohet nga “El Gol Digital”. Sulmuesi argjentinas ka realizuar këtë sezon 11 gola me fanellën e Interit dhe konsiderohet si një futbollist me përvojë dhe gati për të debutuar në Premier League.

Trajneri italian ka piketuar argjentinasin Mauro Icardi si zëvendësuesin e mundshëm të Morata në rast se spanjolli largohet

Pritet që takimi mes drejtuesve të Chelsea dhe Wanda Nara, bashkëshortes dhe menaxheres së futbollistit të zhvillohet së shpejti edhe pse Icardi konsiderohet si pashitshëm për zikaltërit. Argjentinasi mban shiritin e kapitenit të Interit, por zikaltërit mund të tërhiqen përballë një oferte të majme nga Chelsea, që mund t’i kënaqë të gjitha palët.

Më shumë nga Futboll