Merkato

Chelsea ofron 4 mln € për Sarri-n

Chelsea thuhet të ketë ofruar 4 milionë euro për Maurizio Sarri-n, por presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis insiston se kërkon 8 milionë.

Trajneri është zëvendësuar nga Carlo Ancelotti, por ai mbetet nën kontratë me Napolin deri më 2020, me klauzolën e lirimit që është e vlefshme vetëm brenda këtij muaji.

Deri në momentin që ai të lirohet nga marrëveshja, ai nuk mund të nënshkruajë për një klub tjetër, megjithëse thuhet të ketë arritur marrëveshjen me Blutë.

Tani Corriere dello Sport raporton se klubi anglez ka ofruar 4 milionë euro për të marrë Sarri-n, që janë refuzuar menjëherë nga Partenopei.

Trajneri ka një rrogë relativisht të ulët rreth 1.5 milionë euro në sezon, kështu që De Laurentiis ka mundësinë të bëjë të vështirin në negociata dhe të rrezikojë të ketë dy trajnerë nën kontratë.

Më shumë nga Merkato