Champions League

Chelsea i pamëshirshëm ndaj Qarabag, paqe mes Roma-s dhe Atletico-s

Chelsea ka fituar me lehtësi ndaj Qarabag. Të besuarit e Antonio Contes mposhtën modestët e Azerbajxhanit  me rezultatin 4-0 me shumicën e golave që u shënuan nga mbrojtës dhe mesfushorë defensivë.

Me këtë fitore Blutë e Londrës katapultohen në krye të renditjes së grupit C. Chelsea-t nuk i duhej shumë për të gjetur golin e avantazhit. Që në minutën e 5-të u duk diferenca e madhe midis dy skuadrave teksa Pedro ndodhej në hyrje të zonës komplet i vetëm dhe lëshon një goditje fantastike drejt portës.

Goli i dytë ishte akoma më i bukur. Ishte pikërisht Zappacosta i cili në debutimin e tij shënon një gol nga një pozicion krosi, si Kane gjatë fundjavës me Tottenham, duke u bërë italiani i 100-të që shënon në Champions League.

Por akoma më interesant është fakti që asistin e golit e dha portieri Courtois, i cili bëhet gardiani i parë që asiston që prej Forster në vitin 2012 me Celtic. Në pjesën e dytë ishte edhe Azpilicueta ai që gjen rrugën e rrjetës nga mbrojtësit, përpara se të shënonte edhe Bakayoko me Batshuayi i cili shënoi dy golat e fundit.

Ndërsa në ndeshjen tjetër të Grupit C ishte më delikate dhe shumë më e fortë. Roma dhe Atletico menduan në radhë të parë të mos pësonin gol dhe pastaj për të shënuar. Por rastet nuk munguan nga të dyja krahët. Në fillim ishte Dzeko me një mundësi të artë vetëm me portierin. Pas tij edhe Nainggolan dhe Koke për miqtë.

Pas pushimit Atleti rrezikoi dy herë me Vietto dhe Correa por Alisson ishte në një formë të mirë duke ruajtur rrjetën e tij të paprekur. Një barazim që i vlen të dyja skuadrave, megjithëse Roma mund të kishte shpresuar te një rezultat pozitiv duke marrë parasysh që luante brenda.

Standings provided by Sofascore LiveScore

 

Më shumë nga Champions League