Premier League

Chelsea rinovon me surprizën e sezonit deri në 2022

Mbrojtësi i Chelsea-t Andreas Christensen ka firmosur një kontratë të re katër vite e gjysmë me klubin.

Lojtari i përfaqësueses daneze është kthyer në një nga pikat kyçe në prapavijën e Bluve këtë sezon pasi kaloi dy sezone i huazuar te Borussia Monchengladbach.

21-vjeçari nënshkroi për Chelsea-n në moshën 16-vjeçare nga Brondby dhe ka zënë vendin e David Luiz në dy muajt e fundit.

Done deal: Chelsea star signs new deal with club until 2022

Chelsea gjithashtu kërkon të blindojë Eden Hazard dhe Thibaut Courtois por në fillim ka arritur marrëveshjen me Christensen deri në 2022.

“Është një ndjesi e mirë të nënshkruaj një kontratë të re dhe jam i lumtur që do të vazhdoj të luaj te Chelsea në të ardhmen.

“Kam luajtur shumë ndeshje, po e shijoj këtë moment dhe çdo gjë po shkon mirë.”

Christensen do të zbresë në fushë që ditën e mërkurë ndaj Arsenal në gjysmëfinalen e Carabao Cup.

Më shumë nga Premier League