Connect with us

Premier League

Chelsea sfidon United për Morata-n

Chelsea do të përpiqet t’i vjedhë Manchester United sulmuesin Alvaro Morata, sipas raporteve të ndryshme në Angli.

Spanjolli nuk kërkon të qëndrojë një tjetër sezon në stolin e Real Madrid dhe sipas Mirror, Blutë janë gati të sfidojnë rivalët e Premier League për firmën e Morata-s. Chelsea pritet të humbasë Diego Costa-n pasi trajneri Antonio Conte i dërgoi një mesazh duke i thënë se bën pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Dhe largimi i Costa-s do të thoshte se kampionët anglezë do të hidheshin në sulm për një tjetër sulmues të kalibrit të lartë. Conte është një simpatizant i madh i Morata-s dhe ka si qëllim të ribashkohet me sulmuesin në Angli pas periudhës së kaluar tek Juventus.

Ish-trajneri i përfaqësueses italiane e di mirë që drejtori teknik i Bluve do të rikthejë në “Stamford Bridge” Romelu Lukaku-n, pasi Jose Mourinho bëri një gabim të madh duke e larguar nga klubi tre vite më parë. gjithashtu, Morata shihet si një opsion më i lirë teksa Lukaku do të kushtonte 120 milionë euro.

Alvaro Morata has emerged as a target for Chelsea yet again

Më shumë nga Premier League