Premier League

Chelsea do të harrojë disfatën e fundjavës me një fitore ndaj Huddersfield

Chelsea kërkon të rikthehet te fitorja ndaj Huddersfield në përballjen e parë midis dy skuadrave në Premier League. Një gol në minutat e para nga Marko Arnautovic mjaftonte që West Ham t’i shkaktonte Chelsea-t humbjen e parë që prej tetorit. Chelsea i Conte ishte duke kaluar një ecuri të mirë deri të shtunën, duke arritur 6 fitore dhe një barazim në 7 ndeshje.

Blutë momentalisht janë në vend të tretë të renditjes me 3 pikë më pak se vendi i dytë Manchester United dhe u duhet një fitore në Stadiumin John Smith për të mbajtur gjallë ato pak shpresa që u kanë mbetur për titull.

Nga ana tjetër, Huddersfield i dha fund një ecurie negative duke fituar 2-0 ndaj Brighton. Fitoja i ka ndihmuar të largohen 5 pikë nga zona e rënies nga kategoria. The Terriers janë në vend të 11-të të renditjes dhe kjo do t’u japë mundësi të luajnë me pak liri me zonën e rrezikut larg.

Në shtëpi, skuadra e David Wagner ka humbur vetëm një nga katër ndeshjet e fundit dhe do frymëzohen nga fitorja ndaj Manchester United që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe.

Image result for huddersfield

Shifra dhe fakte

  • Përballja e vetme e dy skuadrave ka ardhur para dy dekadash në FA Cup 2006. Chelsea i ka fituar të dyja sfidat.
  • Huddersfield i ka dhënë fund një ecurie prej katër humbjeve duke mundur 2-0 Brighton të shtunën dhe tani janë pesë pikë larg zonës së rënies nga kategoria.
  • Chelsea humbi mundësinë për të qenë me pikë të barabarta me Manchester United pas humbjes befasuese 1-0 ndaj West Ham. Kjo i dha fund një ecurie prej shtatë ndeshjeve pa humbur për kampionët në fuqi të Premier League.
  • Antonio Conte do të kërkoj një reagim nga skuadra e tij por do të jetë një sfidë e vështirë për Chelsea-n. Huddersfield ka mundur Manchester United brenda në shtëpi këtë sezon dhe do të mundohet të shkaktojë një tjetër rezultat tronditës.
  • Chelsea ka fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet jashtë fushe, ndërsa Huddersfueld ka fituar tre nga katër ndeshjet e fundit brenda.

 

Më shumë nga Premier League