Futboll

Chelsea ul në €60 mln pretendimin për Costa, por Atletico nuk nxiton

Ndonëse sot vetëm pak pas mesdite, transferimi i Diego Costa nga Chelsea drejt Atletico Madrid dukej më pranë se kurrë, gjërat kanë ndryshuar negativisht me një ritëm shuëm të shpejtë, me sulmuesin që mund të mos arrijë ish-skuadrën e tij para përfundimit të merkatos së verës. Në fakt, Atletico, që për shkak të sanksionit të FIFA nuk mund të regjistrojë asnjë futbollist deri më 1 janar 2018, ndonëse mund të bëjë blerje, nuk e ka aspak me nxitim. Sipas burimeve të të përditshmes spanjolle “AS”, tratativat me klubin londinez mund të vijojnë me qetësi edhe pas pushimit të deytruar nga aktivitetet e përfaqësueseve.

Për momentin qëndron në fuqi reduktimi i pretendimeve nga ana e “Bluve” të Chelseas, të cilët nga 75 milionë euro që ishte kërkesa fillestare, tashmë kërkojnë vetëm 60 milionë euro për të lënë të lirë Diego Costa. Marrëveshja e mesditës së të mërkurës konsiderohet e mbyllur, por gjithsesi situata vlerësohet komplekse, për shkak të refuzimit të futbollistit për tu kthyer në Londër, pas 79 ditësh pushimi dhe gjobës që e pret, çka mund të komplikojë edhe më shumë situatën.

Sipas të gjitha gjasave, transferimi i Fernando Llorente te Chelsea e dërgon Diego Costa te klubi i Atletico Madrid. Por Conte ka nevojë për para për të realizuar edhe tre blerje të tjera përpara përfundimit të merkatos së verës. Ndërkohë, Diego Costa ka disa opsione deri në janar të vitit 2018. Sulmuesi i përfaqësueses së Spanjës mund të bashkohet dhe të stërvitet me skuadrën e Atletico Madrid, ose mund të aktivizohet në klubet e interesuara për huazimin e tij disa mujor, si Everton, Besiktas apo Las Palmas.

Më shumë nga Futboll