Futboll

Chelsea zgjedh trajnerin për sezonin e ardhshëm

Chelsea zgjedh trajnerin për sezonin e ardhshëm

Chelsea ka bërë një sondazh në lidhje me mundësinë për të marrë trajnerin e Monaco, Leonardo Jardim, teksa po mendojnë divorcin me Antonio Conte.

43-vjeçari Jardim, në sezonin e tij të katërt me Monaco, fitoi titullin kampion në sezonin e kaluar kur e çoi këtë ekip deri në gjysmëfinalen e Champions League.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2020 me klubin nga “Principata” dhe merr 4 milionë euro neto në sezon, teksa duhen 10 milionë euro për të prishur kontratën në bazë të klauzolës së vendosur në të.

Jardim është shumë i lumtur në Montekarlo, por nuk do të ishte kundra mundësisë për të marrë drejtimin e një prej klubeve më të mëdha të Europës.

Trajneri i lindur në Venezuelë e ka nisur aventurën në kategoritë e ulëta në Portugali me Chaves dhe Beira Mar, përpara se të rendiste Bragën në vendin e tretë të kampionatit. Në vitin 2012-13 ai u shpall kampion i Greqisë me Olympiacos, ndërsa më pas u kthye te Sporting, nga ku e mori Monaco.

Më shumë nga Futboll