Seria A

Chiellini: Ndeshja me Napoli-n, më e lehta. Ai nuk shënon

Girgio Chiellini, mbrojtësi i Juventus, ka folur për ndeshjen që Juventus do të luajë të dielën kundër Napoli-t në “Allianz Stadium” dhe i ka dhënë një mesazh të qartë njërit prej rivalëve të tij.

“Ajo me Napoli-n është një ndeshje që përgattiet vetë, sfida më e lehtë e sezonit, – ka thënë Chiellini për Premium Sport. – Mendoj se ata do të luajnë me skemën 4-3-3, ndoshta do të ndryshojnë diçka,

“Milik është kthyer dhe ka qenë shumë i rëndësishëm për ata, siç e tregojnë edhe golat që ka realizuar në ndeshjet e fundit. do të bëj gjithçka është e mundur që të mos shënojë. Është e rëndësishme të mos pësojmë gol. Duke parë sulmuesi që kemi, besoj se do të arrijnë të shpikin diçka”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A