Futboll

Chilavert: Ballack ishte i pamarkueshëm sepse vinte erë!!!

Chilavert: Ballack ishte i pamarkueshëm sepse vinte erë!!!

Ish-mesfushori i Bayern Munich dhe Chelsea, Michael Balak, ishte shumë i vështirë për t’u markuar gjatë Kupës së Botës 2002 përshkak të erës së keqe që i vinte trupi i tij, deklaroi “legjenda” e portës së Paraguajit, Jose Luis Chilavert. Ish-portieri e bëri këtë deklaratë gjatë një emisioni televiziv dhe kujtoi kur një gol i Ballack në minutën e 88-të eliminoi Paraguajin në 1/8-t e finaleve në veprimtarinë e zhvilluar në Kore dhe Japoni.

Former Chelsea ace Ballack was chosen by Pele as one of FIFA's 125 Greatest Living Players

Chilavert, portieri i famshëm edhe për shënimin e golave tregoi: “Nuk mund t’i afroheshe Ballack sepse trupi i tij vinte një erë tmerrësisht të keq. Duhet të përdorje deodorant ose të nuhasje ndonjë limon për të qëndruar pranë tij. Ndoshta kjo ishte një strategji që ai ndiqte me paramendim. Ndoshta nuk luhej për të larguar kundërshtarët. Kush e di vallë!” Ballack është zgjedhur nga FIFA si një nga 100 futbollistët më të mirë në historinë e këtij sporti.

Më shumë nga Futboll