Argetim

Chris Brown nuk e kupton si funksionon renditja e Billboard

Të kuptosh se si funksionon renditja e Billboard ditët e sotme është tepër e komplikuar. Kjo për shkak të metodave të reja të konsumimit të muzikës dhe ndryshimet e shpeshta për shkak të internetit. Është e vështirë të kuptosh se si funksionojnë shitjet në bazë të klikimeve ditët e sotme.

Por duhet thënë se ka disa pjesë që janë të thjeshta për t’u kuptuar. Kur vjen puna për renditjen javore të albumeve më të shitura, ose siç njihet ndryshe si Billboard 200, koha që ajo reflekton mbetet e pandryshuar.

CB Insta

Që kur datat globale të nxjerrjeve në treg të albumeve janë shtyrë nga e marta në të premte në vitin 2015, Billboard numëron shitjet që fillojnë nga e premtja (ditën që zakonisht dalin albumet në shitje) deri të enjten.

Pra java mbetet javë. Nga e premtja deri të enjten. E thjeshtë, apo jo? Epo, jo për Chris Brown.

Këngëtari nëpërmjet Instagram-it të enjten ka shprehur pakënaqësitë e tij duke thënë se albumi i tij i ri Heartbreak on a Full moon do të kishte vetëm tre ditë shitjesh që do të regjistroheshin.

Arsyeja e javës së shkurtër është e thjeshtë: në vend që të nxirrte albumin të premten, ditën globale të albumeve të reja, Chris e nxorri në ditën e Halloween, të martën. Kështu që ai kishte vetëm tre ditë shitjesh për të vendosur pozicionin e tij në renditjen e albumeve. Nuk ka të bëjë me Billboard, ose RIAA, por ditën që ai ka zgjedhur të nxjerrë në shtije albumin e tij.

 

Më shumë nga Argetim