Çiklizëm

Chris Froome bën “poker”, triumfon në Turin e Francës

Britaniku Christopher Froome fitoi për të 4-n herë Turin e Francës, turneun më ët rëndësishëm në botë në sportin e biçikletës. Çiklisti i skuadrës SKY mbrojti titullin e fituar një vit më parë, duke hyrë mes ikonave të këtij sporti. Froome e ka fituar Turin e Francës edhe në vitet 2013, 2015 e 2016, duke arritur kështu suskesin e katërt personal. Etapa e 21-të, nga Montgeron në Paris, ishte një paradë suksesi për çiklistin britanik, që festoi me shampanjë.

Britaniku Christopher Froome fitoi për të 4-n herë Turin e Frances

Etapa e 21-të u fitua nga holandezi Dylan Groenewegen, që u shkëput në 200 metrat e fundit, duke dhënë kohën 2h25’39”. I dyti u klasifikua gjermani Andre Greipel dhe i treti norvegjezi Boason Hagen. Etapa e djeshme ishte një parakalim në rrugët e Parisit, me fansa të shumtë që përshëndetën çiklistët. Por vëmendja më e madhe ishte te Froome, që renditet mes legjendave të Turit, falë këtij suksesi të 4-t.

Nga Turi i Frances

Më shumë nga Çiklizëm