Kombëtarja

Christian Panucci i “fiksuar” pas disiplinës, e zbulon Alban Bushi!

Christian Panucci i “fiksuar” pas disiplinës, e zbulon Alban Bushi!

Trajneri Christian Panucci është etiketuar shpeshmazi si njeri i hekurt, duke vendosur rregulla strikte sa herë ka grumbullim kombëtarja. Që kur nisi karrierën si trajner i kombëtares së Shqipërisë, Panucci, dha sinjale të qarta se në kombëtare nuk do të tolerohej thyerje disipline.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

I pari që e pësoi ishte Sokol Cikalleshi, që për shkak të firmosje së kontratës së re me klubin, kërkoi që të vonohej në grumbullim. Mirëpo kjo gjë nuk i pëlqeu trajnerit Panucci, dhe në fakt sulmuesi kavajas e pësoi rëndë një vit më parë, pasojat ndoshta mund të jenë duke vijuar ende, përderisa futbollisti nuk është thirrur më në ekip.

Thyerja e disiplinës është “tabu” për trajnerin e kombëtares Christian Panucci. Ndonëse deri më sot ishim mësuar të kuptonim këtë gjë nga sjellja e tij, këtë argument e ka përforcuar sot Alban Bushi, kolegu i Panuccit, që drejton ekipin Shpresa. Gjatë ditës së sotme në konferencën për shtyp, Alban Bushi, u shpreh se trajneri Panucci komunikon shpesh me të për lojtarët e ekipit U-21.

Më shumë se sa për cilësitë dhe kualitetet, trajneri italian i kombëtares, e pyet Alban Bushin, për sjelljen e lojtarëve që ai trajnon. Një ditë ata do të bashkohen me ekipin kombëtar A, dhe normalisht trajnerit i intereson rregulli dhe disiplina, pasi anëm sportive e sheh në fushën e lojës.

Patjetër që kam komunikim me trajnerin Panucci. Shumë herë jo vetëm një herë. Unë i kam dhënë mendimin tim, por ai kërkon një mendim specifik për disiplinën, se si sillen lojtarët në grumbullim. Unë kam dhënë mendimin tim për të gjithë lojtarët. Nuk kemi pasur ndonjë problem me disiplinën, ndërsa nga ana e kualitetit është vetë trajneri që i sheh gjatë ndeshjeve”-tha Alban Bushi

Më shumë nga Kombëtarja