Kombëtarja

Christian Panucci mbikqyr kombëtaren U-19 në stërvitje

Ekipi kombëtar U-19 vijon përgatitjet e tij në kuadër të ndeshjeve miqësore me Kazakistanin, që do të luhen në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, më 24 dhe 27 mars, ora 15:00. Trajneri Erion Bogdani ka realizuar një tjetër seancë stërvitore në “Tropikal”, në një nga fushat e kompleksit, duke punuar në aspektin taktik me skuadrën. Këtë seancë e ndoqi edhe trajneri i ekipit kombëtar, Christian Panucci, i cili do të dalë në fushë me ekipin e tij në orën 15:30, sipas programit të parashikuar stërvitor. Skuadra e Bogdanit realizoi edhe një seancë pasditen e djeshme, po në resort “Tropikal”. Për faqen zyrtare të FSHF-së, Bogdani deklaroi: “Jam i kënaqur nga puna e deritanishme e skuadrës. I kemi vlerësuar maksimalisht këto dy ndeshje. Gjatë këtyre ditëve do të ndalemi gjatë tek ana taktike. Janë dy miqësore që më shërbejnë shumë, të cilat duan angazhimin e duhur. Shoh që djemtë janë të karikuar maksimalisht”.
Përfaqësuesja jonë U-19 do të vazhdojë të stërvitet këto tri ditë me ngarkesë të plotë, ndërsa të shtunën do të luajë miqësoren e parë në “Roza Haxhiu”, ndaj Kazakistanit. Hyrja do të jetë falas për tifozët.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kombëtarja