• Cicmil mbetet jashtë, ja “modifikimet” e Armando Cungut

    Publikuar: 18 Mar 9:43

    Ndryshe nga sa u mendua, mbrojtësi malazez, Stefan Cicmil, nuk ka arritur dot të rikuperohet si duhet dhe të jetë në fushë për ndeshjen e nesërme, me Teutën. Mungesa e Bicajt, për arsye kartonësh, krijoi përshtypjen se nuk do të ndihej nga aktivizimi i mbrojtësit tjetër me përvojë, por në fakt ai do të vazhdojë t’i mungojë formacionit kuqeblu, sepse dëmtimi nuk i ka kaluar dhe është ende në periudhën e rehabilitimit. Për këtë arsye, trajneri Cungu pritet as të mos e grumbullojë fare në 18-she për ndeshjen e së dielës. Këtë mungesë të rëndësishme në mbrojtje, numri 1 i pankinës shkodrane do ta plotësojë me spostimin e Denis Pjeshkës nga e majta në qendër.

    Ndërkohë, në vendin e tij, në të majtë, sërish shfaqen problem, sepse as mbrojtësi Antonio Marku nuk është rikuperuar nga dëmtimi. Për këtë arsye, në këtë pozicion do të “adaptohet” mbrojtësi i djathtë, Gurishta. Të tjerët do të jenë po ato që kanë luajtur edhe në ndeshjen e kaluar me Laçin. Duke fillur me portierin Selimaj, për të vazhduar me Gocajn e Vrapin, në mbrojtje. Në mesfushë, ndërkohë, do jenë të zakonshmit Krymi, Bardulla e Tafili, me kapitenin Shtubina, që sot feston 30-vjetorin, i cili do të luajë në të majtë, dhe Çinarin në të djathtë. Në majë të sulmit do të luajë Bakaj. Me këtë 11-she, Vllaznia do të synojë patjetër fitoren në këtë sfidë shumë të rëndësishme përballë Teutës.


    Lexo postimet e tjera