Kupa e Shqipërisë

Çiftet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, Tirana peshkon Vllazninë

Pas kualifikimit të skuadrave, duke u bazuar nga skema e përcaktuar nga FSHF për turneun e Kupës së Shqipërisë, janë mësuar edhe çiftet për në turin e dytë, çka bën që në muajin tetor të këtij kompeticioni të luhet një “klasike” e futbollit shqiptar, Tirana-Vllaznia. Të dy skuadrat e vendosur në Grupin A, pasi kanë siguruar kalimin e turit, do të vihen përballë njëra-tjetrës në këtë turne, të cilin e kanë primar sa u përket ambicieve të tyre për një trofe dhe rrugën e vetme për të shkuar në Europë.

Kjo do të jetë përballja e parë mes dy skuadrave që nga ndeshja e famshme që mbylli kampionatin e kaluar, duke dekretuar rënien nga kategoria të Tiranës. Sa u përket ndeshjeve të tjera, interesant është edhe dueli në Grupin B mes Bylisit, që është mes pretendentëve për t’u ngjitur në Superiore dhe Luftëtarit, që gjendet në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa nuk ka fshehur ambiciet për një biletë europiane për sezonin e ardhshëm.

TURI I DYTË

18.10.2017-01.11.2017

GRUPI A

Erzeni-Kukësi

Besëlidhja-Skënderbeu

Kamza/Iliria-Teuta

Tirana-Vllaznia

GRUPI B

Pogradeci-Partizani

Bylis-Luftëtari

Apolonia/Lushnja-Laçi

Turbina-Flamurtari

Më shumë nga Kupa e Shqipërisë