• Cikalleshi: Kënaqësi të luaja kundër Kukësit

    Publikuar: 9 Jan 9:50

    Kukësi ka zhvilluar miqësoren e parë në kuadër të kolaudimit të skuadrës në fazën përgatitore që ekipi po zhvillon në Turqi. Kundërshtar i verlindorve ishte İstanbul Başakşehir, skuadër ku militon edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi. 26-vjeçari e nisi titullar ndeshjen nda ish-skuadrës së tij me të cilën ka luajtur në sezonin 2013-2014.

    Edhe pse Ernest Gjoka hodhi në fushë formacionin më të mirë, kryesuesit e kampionatit turk fituar me rezultatin e thellë 3-1. Ky ishte një takim tepër i veçantë për Cikalleshin, i cili në përfundim të miqësores nëpërmjet një statusi në faqen e tij zyrtare në facebook ka vlerësuar Kukësin si një ekip tepër të fortë që është në rrugën e mbarë në luftën për titull kampion. “Ishte kënaqësi  e veçantë që të luaja ndaj ish-skuadrës time, Kukësit në një ndeshje miqësore në Antalya. I uroj Kukësit suksese në kampionat, ka një ekip shumë të fortë”, shkruan sulmuesi kavajas në rrjetin social facebook.

     


    Lexo postimet e tjera