Futboll

Cikalleshi ndihet i nderuar për interesimin e Lazio…

Cikalleshi ndihet i nderuar për interesimin e Lazio…

Sulmuesi i Shqipërisë dhe Osmanlispor, Sokol Cikalleshi, ndihet i nderuar nga fakti që Lazio ka nisur të interesohet për të marrë shërbimet e tij. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i futbollistit kavajas. Emri i 27-vjeçari është përmendur nga drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, sipas të cilit Cikalleshi duhet të luajë në një ligë më të mirë sa ajo turke. Gjatë karrierës së tij, Cikalleshi ka luajtur në Shqipëri, Korenë e Jugut dhe Kroaci.

Image result for Sokol Cikalleshi tuqi

“Kam lexuar atë që Tare ka thënë dhe padyshim që është një nder për Cikalleshin, por ende nuk kemi marrë asnjë ofertë konkrete, – tha Emre Gumusdograyan, menaxheri i bomberit kuqezi. – Nëse kjo ndodh, padyshim që oferta e Lazio do të ketë prioritet, por nuk mund të flasim asgjë në momentin që nuk kemi fakte konkrete.”

Image result for Sokol Cikalleshi tuqi

“Cikalleshi është i përqendruar te puna e tij dhe kontrata e rëndësishme që ka firmosur me Osmanlispor. Eshtë blerja më e shtrenjtë në historinë e këtij klubi dhe do të largohet vetëm nëse vjen ndonjë ofertë nga pesë kampionatet kryesore të Europës,” – tha Gumusdograyan. Në sezonin e kaluar të kampionatit turke, Cikalleshi shënoi 10 gola dhe dha gjashtë asiste në 27 ndeshje me Basaksehir.

Më shumë nga Futboll