Çiklizëm

Çiklisti fluturon përtej barrierës mbrojtëse, përfundon në humnerë

Momente paniku sot në Giro di Lombardia për çiklistin belg Laurens De Plus, që 35 kilometra larg finish ka rrezikuar jetën, pasi u bë protagonist i një rrëzimi të frikshëm. Ai nuk ka arritur dot të frenojë në një kthesë në dishezë, duke u përplasur me barrierën mbrojtëse anës rrugës dhe më pas ka fluturuar sipër saj, duke përfunduar në një humnerë të vogël që ndodhej anash rrugës. De Plus, që në ato momente ndodhej i dyti në garë, gaboi në trajektore, duke mos u koordinuar dot në kthesë.

E menjëhershme ka qenë ndëhyrja e mjekëve dhe e organizatorëve, që i kanë dhënë ndihmën e parë. Për fatin e mirë të çiklistit, humnera ishte vetëm 5-6 metra dhe çiklisti nuk ka pësuar dëmtime të rënda edhe pse “fluturimi” i tij, duke parë pamjet televizive, ka qenë vërtet i frikshëm. Laurens De Plus u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët thanë se nuk ka asnjë frakturë, por vetëm dëmtime te lehta, por të shumta në trup dhe për asnjë moment nuk i ka humbuer ndjenjat.

Ciklisti belg Laurens De Plus gjate gares

Më shumë nga Çiklizëm