Çiklizëm

Çiklistja heroinë, mbyll garën me një dëmtim horror në këmbë

Një dëmtim i rëndë i ka ndodhur çiklistes britanike Lauren Dolan, në garën e kronometrit për kategorinë junior, në Botërorin e Çiklizmit, që po zhvillohet në Bergen të Norvegjisë. Çiklistja 18-vjeçare ka pësuar një rrëzim gjatë garës e megjithatë ajo e ka vijuar atë, duke shkuar deri në finish. Biçikleta e saj e garës së kronometrit u shkatërrua totalisht pas rrëzimit dhe ajo e mbylli garën me një biçikletë të garës së rrugës. Dolan nuk donte ta linte garën edhe pse kishte pësuar një dëmtim të rëndë, thuajse horror në kofshën e djathtë, me disa pjesë të trupit të hapura krejtësisht. Ajo e mbylli garën 2’24” pas fitueses, italianes Elena Pirrone, por gjesti i saj për të mos lënë garën ishte vërtet heroik. Dhimbjet pas garës ishin të mëdha dhe ajo u shtrua me urgjencë në spital dhe tashmë është më mirë.

Çiklistja britanike Lauren Dolan

Më shumë nga Çiklizëm