• Çiklizëm/ Gjermani Kittel triumfon në Dubai Tour

    Publikuar: 4 Feb 9:06

    Çiklisti gjerman Marcel Kittel fitoi edicionin e katërt të “Dubai Tour”, një turne me 5 etapa që u zhvillua në shkretëtirën arabe. Në fakt, nga 5 u zhvilluan vetëm 4 etapa, pasi njëra prej tyre, ajo e katërta, u anullua për shkak të erës. Kittel fitoi 3 nga 4 etapat e zhvilluara, duke e merituar fitoren, teksa dha kohën e përgjithshme 15h08’56”. Në vendin e dytë u rendit çiklisti holandez Dylan Groenewegen (18 sekonda më shumë), ndërsa në të tretin u rendit gjermani tjetër John Degenkolg (20 sekonda më shumë).

    Një paraqitje e mirë e Kittel, që edhe pse pati një incident në etapën e dytë, ku u godit me grusht nga një koleg, ishte protagonist. “Për mua triumfi në këtë turne ishte një objektiv dhe ia dola mbanë ta realizoja atë. Skuadra ishte fantastike dhe më ndihmoi shumë”, tha çiklisti gjerman, që mbrojti titullin fituar vjet në këtë turne.

    Çiklisti gjerman Marcel Kittel fitoi edicionin e katërt të “Dubai Tour”

    Lexo postimet e tjera