Champions League

City bën “poker” ndaj Feyenoord, dygolësh historik për Stones

Manchester City e ka nisur Champions League me një fitore bindëse 3-0 të marrë në ndeshjen e parë të Grupit F në shtëpinë e Feyenoord. Lojtarët e Pep Guardiola e kanë zgjidhur takimin në 25 minutat e para, duke shënuar tre gola. Në fillim ka qenë qendërmbrojtësi John Stones ai që ka zhbllokuar ndeshjen pas vetëm dy minutash lojë me një goditje të saktë me kokë. Tetë minuta më vonë ka ardhur dyfishimi i avantazhit të miqve, të cilët kanë shënuar me Sergio Aguero. Sulmuesi argjentinas ka mposhtur portierin e holandezëve me një goditje të bukur fluturimthi me të djathtën. Goli i tretë i “Qytetarëve” është realizuar nga braziliani Jesus. Në pjesën e dytë ka ardhur edhe goli i katërt i miqve, i realizuar përsëri nga Stones, i cili ëstë bërë mbrojtësi i parë i City-it që shënon dy gola në Champions League.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Shakhtar ka arritur të mundë me rezultatin e 2-1 skuadrën e Napoli-t në shtëpi. Taison ka realizuar golin e parë për vendasit në minutën e 15-të të pjesës së parë, ndërsa Ferreyra ka shënuar golin e dytë në të 53-ën. “Axurrët” kanë arritur të ngushtojnë diferencat në minutën e 72-të me një penallti të transformuar në gol nga Milik, por nuk kanë arritur të shmangin humbjen. Ndeshjet e ardhshme të këtij grupi do të luhen më 26 shtator, me Manchester City që do të presë Shakhtar-in në Angli, ndërsa Feyenoord do të udhëtojë drejt Napoli-t.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Champions League