Merkato

City arrin marrëveshjen për 75 mln €, vizitat mjekësore brenda 48 orëve

Manchester City ka arritur marrëveshjen me një vlerë 75 mln euro me Leicester për objektivin kryesor të muajve të fundit Riyad Mahrez, me mesfushorin që pritet të kryejë vizitat mjekësore brenda 48 orëve.

Kampionët e Premier League nuk kanë arritur të finalizojnë marrëveshjen për algjerianin gjatë janarit të kaluar, por mesa duket tani nuk ka asgjë që mund ta ndalë kalimin e tij në Etihad.

Mahrez nuk ka kryer asnjë seancë stërvitore me Leicester City pasi i është dhënë një leje e zgjatur, dhe mesa duket nuk do të rikthehet më te qendra stërvitore e Dhelprave.

Bisedimet mes skuadrave kanë përfunduar për 27-vjeçarin dhe ai pritet të kryejë vizitat mjekësore brenda dy ditëve.

Më shumë nga Merkato