Connect with us

Futboll

City dhe Liverpool nuk fitojnë, lamtumirë titull!!!

Manchester City ka barazuar 1-1 ndaj Liverpool dhe mbetet në vendin e tretë të Premier League, por shanset për të fituar titullin thuajse nuk ekzistojnë më, sepse 10 javë para fundit, skuadra e Pep Guardiola ka 12 pikë më pak se Chelsea kryesues. Liverpool është një shkallë më mposhtë se City, me një pikë më pak, pavarësisht se ka luajtur një ndeshje më shumë.

Pjesa e parë ishte me raste nga të dyja skuadrat, por portierët Caballero dhe Mignolet ishin në lartësinë e duhur dhe vetëm pritjet e tyre bënë që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola, pavarësisht ritmit shumë të lartë, lojës së bukur dhe rasteve në “Stadium Etihad”.

Në fillimin e pjesës së dytë, Liverpool fitoi 11-metërsh për faullin e shkaktuar nga Gael Clichy ndaj Firmino. Penalltinë e ktheu në gol, specialisti James Milner, ish-futbollist i City. Goli i “të kuqve” ishte i merituar, por edhe reagimi i City erdhi menjëherë.

Në minutën e 69-të, vendasit e Pep Guardiola barazuar rezultatin me pasimin e saktë të Kevin de Bruyne te Sergio Aguero, i cili realizoi golin e 13-të në këtë kampionat. Adam Lallana humbi me portën e boshatisur, rastin më të mirë që patën miqtë për të fituar, ndërsa në minutën e fundit Sergio Aguero gaboi për vendasit.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Futboll