Connect with us

Premier League

City, dhurata e radhës për Pep vjen nga dhomat e zhveshjes

Ka qenë vetë trajneri Guardiola që ka kërkuar një ndryshim, sepse dëshironte një dhomë zhveshjesh të rrumbullakët dhe të rehatshme për lojtarët e tij. Drejtuesit e Manchester City nuk janë kursyer dhe kanë realizuar atë që sot mund të konsiderohet dhoma e zhveshjeve më e bukur dhe më luksoze në botën e futbollit. Një rinovim që ishte i domosdoshëm edhe në nivel imazhi, duke parë se mes klubeve kryesore të Europës, “Qytetarët” ishin ata me dhomën e zhveshjes më tradicionale.

Sot David Silva dhe shokët e tij të skuadrës do të mund të përgatiten për një ndeshje në një nga ambientet më të rehatshëm. Ka qenë interesante edhe zgjedhja për një zonë VIP për tifozët të ngjashme me ato që janë në aeroporte dhe që për 9.000 sterlina në vit do t’i lejojë tifozët e City ta shijonë ndeshjen e ekipit të rrethuar nga luksi në një restorant me pesë yje.

Më shumë nga Premier League