Champions League

City humb ndeshjen e parë dhe Champions-in në 90 minuta…

Atmosfera e Champions League nuk i bën mirë Manchester City-it. Humbja e pësuar në shtëpi kundër Lyon ka qenë e papritur, por konfirmon një ecuri që ka nisur nga sezoni i kaluar. Ka qenë humbja e katërt radhazi për “Citizens” në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, që i bashkohet asaj pa pasoja të pësuar në 1/8-at kundër Basel-it dhe dy humbjeve të tjera të pësuara në çerekfinale kundër Liverpool sezonin e kaluar.

Për më tepër, ndeshja kundër francezëve rrezikon të vërë në rrezik, pas vetëm 90 minutash, ecurinë në Champions të skuadrës së Pep Guardiola-s. Jo shumë për shkak të situatës në grup, që është e ndreqshme, sa për shifrat. Që janë të pamëshirshme. Në fakt, nga sezoni 1992/93, sezoni i parë i epokës Champions League dhe i fazës me grupe, skuadra që ka humbur ndeshjen e parë nuk e ka fituar kurrë trofeun.

Sigurisht, ka gjithmonë një herë të parë, por edhe kompanitë e basteve duket se i besojnë më shumë historisë, duke rritur koeficientin e suksesit të Manchester City në Europën e rëndësishme. Nga favorite, kampionët e Premier League tani kanë të njëjtat shanse si Juventus dhe Barcelona.

Duke përfshirë edhe ish-Kupën e Kampionëve, vetëm dy skuadra kanë arritur ta fitojnë kompeticionin pasi kanë humbur ndeshjen e parë. Real Madrid, që në 1966-ën ka humbur ndeshjen e parë 2-1 kundër Feyenoord, por që ka triumfuar në finale kundër Partizanit të Beogradit, duke fituar kupën e gjashtë.

Skuadra e dytë ka qenë Milan, që në 1969-ën ka triumfuar në “Bernabeu” kundër Ajax pasi ka humbur ndeshjen e parë në Malmo kundër Suedisë, gjithmonë me shifrat 2-1. E vetmja shpresë për City-in është pikërisht rezultati i regjistruar kundër Lyon. Ku i dihet, ndoshta maniaku Guardiola ka menduar edhe për këtë.

Më shumë nga Champions League