Bundesliga

“Ç’kemi? Kam 5 pyetje për ty!” Gjeniu Nagelsmann i kontrollon lojtarët me… aplikacion

“Ç’kemi? Kam 5 pyetje për ty!” Gjeniu Nagelsmann i kontrollon lojtarët me… aplikacion

Julian Nagelsmann konsiderohet trajneri i së ardhmes në Gjermani. I së ardhmes?! Jo, ai është një shembull konkret i së tashmes!

Mënyra se si 30-vjeçari punon te Hoffenheim po i befason të gjithë. Skuadra e tij, përjashto ndeshjet në Evropë, ku diferencat janë shumë të mëdha, vështirë se mund të “çahet”. Këtë e ka provuar edhe Bayern, i mposhtur bindshëm në këtë fazë të parë të Bundesligës. Informacioni më i fundit për trajnerin gjerman veçse thekson faktin se është një shembull në botën e trajningut. Ai njeh në detaje gjendjen fizike të çdo lojtari para stërvitjes. Si e bën këtë? Epo, duhet pak teknologji! Siç ka zbuluar vetë në “Sport Bild”, ai përdor një aplikacion në celular, me të cilin çdo mëngjes pyet lojtarët një nga një se si janë. Ata duhet t’u përgjigjen pesë pyetjeve.

“Ne mbledhim të dhëna kryesisht për të parashikuar nëse ndonjë lojtar është ngarkuar më shumë seç duhet në stërvitje apo nëse është në formë të mirë. Detajet e këtij aplikacioni më ndihmojnë për të kuptuar se kush duhet të luajë ndeshjen tjetër dhe kush mund të ketë nevojë për pushim”, – shprehet Nagelsmann.

Ky djalë motivues dhe gjithë pasion pritet të jetë pasardhësi i fronit “Jupp Heynckes” në mitikun “Allianz Arena”, pra të rikthehet te Bayern, aty ku ka punuar më parë.

E meriton! Puna e tij duket 100 kilometra larg!

Më shumë nga Bundesliga