• Cleveland leksion Boston, fiton finalen e parë në Lindje

    Publikuar: 18 May 8:17

    Cleveland fitoi sot në mëngjes 117-104 ndaj Boston në fushën e këtij të fundit, në finalen e parë të play off-it në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 1-0 serinë e takimeve. Një ndeshje me rivalitet dhe ku nuk mungoi spektakli, por miqtë nga Cleveland u treguan më të freskët në parket. Ndërsa Boston duket ende i lodhur nga maratona e gjysmëfinaleve, ku eliminoi Washington pas takimit të shtatë.

    Crowder dhe Bradley realizuan nga 21 pikë secili për Celtics, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen para tifozëve të tyre. Ndërsa Isaiah Thomas e mbylli takimin me 17 pikë e 10 asist, pa shkëlqyer si zakonisht. Për Cleveland u dallua i zakonshmi LeBron James, autor i 38 pikëve, mbështetur nga Love me 32 e Thompson me 20 pikë. Një trio që bëri diferencën në parket, ndaj dhe fitorja e Cavaliers ishte e merituar, duke hedhur një hap drejt titullit në Lindje.

    FINALE – KONFERENCA E LINDJES

    Boston – Cleveland, 104-117 (0-1)

    FINALE – KONFERENCA E PERËNDIMIT

    Golden State – San Antonio, (2-0)

    [interaction id=”5892f5d5c2488d8e767cf43c”]


    Lexo postimet e tjera