NBA

Cleveland në krizë, asnjë fitore në ndeshjet miqësore

Sezoni 2017-2018 i Cleveland Cavaliers nuk ka nisur aspak mirë, teksa kjo fazë përgatitore deri më tani ka dhuruar vetëm humbje për ekipin kampion të Konferencës së Lindjes. Katër ndeshje, të gjitha të humbura për Cavaliers, që mbrëmë zhgënjyen edhe ndaj Chicago, ku u mundën 108-94 nga Chicago. Ndërkohë që më parë janë regjistruar edhe humbjet ndaj Atlantës (109-93), Indiana (106-102) dhe Washington (102-94). Pra, një situatë aspak e mirë në prag të këtij sezoni, ndërkohë që në dy nga këto miqësore ka munguar edhe LeBron James, i dëmtuar, që dje ka debutuar në parket për Cavaliers.

Nga ndeshja Cleveland-Chicago

Duket se te kampionët e Konferencës së Lindjes, që edhe këtë vit janë mes ekipeve pretendente, ka diçka që nuk funksionon. James realizoi sot 17 pikë, 5 rebaund e 3 asist, por duket se skuadra ka ende nevojë për punë për të qenë gati për sezonin e ri, por koha në dispozicion nuk është e mjaftueshme. Edhe ëade e Love nuk dhanë atë që pritej, duke qenë të ngathët në lojën e tyre, duke lënë të mendosh se ky sezon nuk ka për të qenë aspak i lihtë për Cleveland. Skuadra e Cavaliers ka ende edhe një miqësore për të luajtur në prag të sezonit të ri, atë ndaj Orlandos ditën e shtunë, ku do të marrë një përgjigje nëse situata po ndryshon apo jo.

Më shumë nga NBA