Basketboll

Cleveland në telashe, Thomas i dëmtuar rrezikon të mungojë deri në janar

Basketbollisti Isaiah Thomas, blerja “big” e skuadrës së Cleveland Cavaliers është i dëmtuar në bel dhe rrezikon të mos luajë asnjë ndeshje këtë vit. Mediat amerikane thonë se lojtari që erdhi nga Boston Celtics, duke ndërruar vendin me Kyrie Irving, ka një dëmtim të rëndë, të cilin e ka mbajtur të fshehur. Thomas nuk pritet të jetë në fushë para janarit, madje ai mund të jetë në dispozicion të skuadrës vetëm pas ndeshjes së “All Star Game”.

Nuk jam dëmtuar rëndë, – tha Thomas, – dhe karriera ime nuk është aspak në rrezik. Do të rikthehem lojtari i dikurshëm. Operacioni nuk ka qenë asnjëherë opsioni kryesor. E pranoj që jam dëmtuar, por nga maji kam bërë shumë progres”, u shpreh Isaiah Thomas, por pa bërë me dije një datë të saktë se kur do të rikthehet në fushë. Për një moment u dyshua se transferimi i tij nga Boston te Cleveland do të anullohej, por gjithçka vazhdoi sipas planit.

Më shumë nga Basketboll