• Cleveland turpërohet nga Clippers, Warriors shkëputen ndaj Spurs

    Publikuar: 19 Mar 10:31

    Golden State konsolidon pozitat e saj në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 117-92 arritur ndaj Milëaukee, sukses që ka shkëputur disi kampionët e kësaj Konference nga ndjekësit. Për Warriors sot u dallua Curry me 28 pikë, mbështetur edhe nga Thompson me 21, një dyshe që ka marrë në dorë fatin e ekipit pas dëmtimit të Durant. Zhgënjen San Antonio, që humbet ritmin në këtë kah të NBA-së, pasi u mund 104-96 nga Memphis, duke mos mbajtur hapin e Golden State. Për miqtë nuk mjaftuan 43 pikët e dyshes Leonard-Aldridge për të evituar humbjen, teksa kolektiviteti i Memphis bëri diferencën në parket, duke korrur fitoren e 40-të sezonale. Fiton edhe Chicago, që mposhti 95-86 Utah Jazz, sfidë interesante e ku u dalluan Butler me 23 pikë e Portis me 22.

    Nga ndeshja Charlotte-Chicago

    Fiton Oklahoma, që gjithashtu korri fitoren e 40-të sezonale, pas triumfit 110-94 ndaj Sacramento, ndeshje e komanduar nga skuadra vendase. I zakonshmi Westbrook me 28 pikë e 10 asist bëri diferencën në fushë. Pas një ndeshje me rivalitet dhe emocione fiton Houston, që mundi 109-105 Denver jashtë fushe. Një tjetër mbrëmje magjike e James Harden, që e mbylli takimin me 40 pikë, 10 rebaund e 10 asist, më i miri në parket. Por surpriza e ditës së sotme është fitorja e thellë që Clippers arritën ndaj kampionëve të Cleveland me shifrat 108-78. Mungesa e LeBron James për kampionërt u ndie, pasi mungoi lojtari lider, ndërsa për kalifornianët u dallua Griffin me 23 pikë. Charlotte mundi 98-93 Washington falë 19 pikëve të Zeller, ndërsa Portland mundi 113-97 Atlantën, ndeshje ku u dallua Lillard me 27 pikë.

    REZULTATET E SOTME

    Oklahoma – Sacramento, 110-94

    Atlanta – Portland, 97-113

    Charlotte – Washington, 98-93

    Clippers – Cleveland, 108-78

    Chicago – Utah Jazz, 95-86

    Memphis – San Antonio, 104-96

    Denver – Houston, 105-109

    Golden State – Milwaukee, 117-92


    Lexo postimet e tjera