NBA

Clippers mposht kampionët e Golden State, fitojnë Houston e Chicago

Golden State pëson humbjen e 10-të sezonale në NBA, pas disfatës ndaj Clippers në derbin kalifornian. Skuadra nga Los Anxhelosi fitoi 125-106, duke regjistruar fitoren e 20-të në kampionat, ndeshje e vendosur në periodën e 4-t në favor të Clippers. U rikthyer në fushë Kevin Durant, që realizoi 40 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërkohë që munguan Curry e Thompson dhe kjo ndikoi në rezultatin final. Një ndeshje magjike për Lou Williams, që realizoi 50 pikë, duke i dhuruar fitoren ekipit të Clippers. Fiton Houston, që mundi 121-112 Portland, duke ngushtuar diferencën në renditje në Perëndim me Warriors. Chris Paul me 37 pikë e Gordon me 30 ishin vendimtarë në fitoren e ekipit teksan, duke i bërë të pavlefshme 53 pikët e dyshes McCollum-Lillard.

Nga ndeshja Chicago-Cleveland

Pas dy kohëve shtesë fiton skuadra e Chicago, që mundi 122-119 Neë York, ndeshje me rivalitet deri në momentin e fundit. Markkanen realizoi 33 pikë e 10 rebaund, duke qenë më i miri për Bulls. Skuadra e Miami, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë realizuan mbo 10 pikë), mundi 114-106 Indiana, duke arritur një fitore të rëndësishme për të kapur zonën e play off-it. Fiton edhe ekipi i Dallas, që mposhti 115-111 Charlotte, ndeshje ku u dallua Barnes, autor i 25 pikëve dhe 11 rebaund. Zhgënjen sërish skuadra e Oklahomës, që u mund 104-88 nga Minnesota, ndeshje ku u dallua Butler me 26 pikë, duke i bërë të pavlkefshme 38 pikët e 10 rebaund të Westbrook.

Nga ndeshja Boston-Toronto

REZULTATET E SOTME

Charlotte – Dallas, 111-115

Indiana – Miami, 106-114

Washington – Utah Jazz, 104-107

Brooklyn – Detroit, 80-114

New York – Chicago, 119-122

Houston – Portland, 121-112

Memphis – New Orleans, 105-102

Milwaukee – Orlando, 110-103

Minnesota – Oklahoma, 104-88

Denver – Atlanta, 97-110

Golden State – Clippers, 106-125

Më shumë nga NBA