Merkato

Çmendet Juventus, 70 mln euro + Rugani për 23-vjeçarin

Juventus do me çdo kusht yllin e Lazio-s, 23-vjeçarin Sergej Milinkovic-Savic. Bardhezinjtë, në fakt, janë gati t’i ofrojnë presidentit Lotito 70 mln euro plus kartonin e Daniele Rugani-t.

Mbrojtësi pëlqehet shumë nga trajneri Inzaghi, veçanërisht pas transferimit të De Vrij tek Inter. Velra totale e operacionit do të shkonte në 100 milionë euro.

Megjithatë, presidenti i bardhekaltërve ka bërë të ditur se nuk i intereson dhe se kërkon 120 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin.

Më shumë nga Merkato