Champions League

Çmendet ‘Marca’: “Dëmtohet Ronaldo, Casano në fushë nga minuta e 1’…”

Jo, nuk është 1 prrilli spanjoll, sepse në Madrid, sikurse dhe në Shqipëri dhe shtetet përreth, dita e gënjeshtrave është në ditën e parë të muajit të katërt të vitit. Thjeshtë, gazeta gjigante spanjolle “Marca” kishte dëshirë të bënte shaka, për të zbutur tensionin në prag të supersfidës së Champions League, që luhet mbrëmjen e të martës në “Parco dei Principi” mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid. Francezët në mungesë të Neymar, do të duhet të rikuperojnë disfatën e pësuar në takimin e parë të të tetave të zhvilluar në Madrid, të përfunduar me fitoren 3-1 të Los Blancos.

Padyshim që shanset e francezëve do të rriteshin në mungesë Cristiano Ronaldos. Pikërisht prandaj, “Marca” ka shpërndarë lajmin e një problemi muskular të papritur që gjoja ka ndalur CR7 vetëm pak orë përpara vërshëllimës së parë të supersfidës. Por fatkeqësisht për trajnerin Emery, asgjë nuk është e vërtetë. Shaka, gjysmë e hidhur, por efikase. Më pak i kuptueshëm ishte formacioni i Real Madrid, gjoja i publikuar në porfilin “Tëitter” të “Marca”, që përmban edhe emrat e Antonio Cassano, Royston Drenthe dhe Thomas Gravesen. Janë pikërisht tre blerjet më të dështuara të Real Madrid, që në të vërtetë do të prezantohet në fushë me Sergio Ramos, Modric dhe Benzema.

Më shumë nga Champions League