La Liga

Çmendet Mou, 200 mln për Real-in, 135 për lojtarin

Manchester United ka vënë në shënjestër Marco Asensio-n, sipas shtypit spanjoll, drejtuesit e klubit anglez janë gati të bëjnë një çmenduri për të siguruar shërbimet e talentit të ri të Real Madrid. Numri 20 i “Los Blancos”, i cili konsiderohet një i përzgjedhur nga fati, po ngjit pozicionet në hierarkitë e Zidane ndeshje pas ndeshje, duke realizuar shtatë gola në 18 ndeshje të luajtura mes kampionatit dhe kupave.

Asensio, siç ka shkruar e përditshmja spanjolle “Don Balon”, është një nga të preferuarit e Jose Mourinho. Kjo është arsyeja pse “Djajtë e Kuq” po përgatisin një super ofertë për merkaton e verës. Në tavolinë, rreth 200 milionë euro për kartonin, ndërsa për lojtarin është bërë gati një kontratë 5-vjeçare me 27 milionë euro në vit. Shumë kjo që do ta bënte atë më të paguarin në Premier League.

Pavarësisht shifrave marramendëse, duket e vështirë, nëse jo e pamundur, që Real Madrid të heqë dorë nga një talent, i cili sapo ka rinovuar kontratën me madrilenët deri në 2023-in.

Më shumë nga La Liga