Futboll

Çmendet Real, shifër rekord për të marrë Milinkovic-Savic

Real Madrid ka bërë sot ofertën e çmendur të 150 milionë eurove për të marrë mesfushorin serb të Lazio, Sergej Milionkovc-Savic, një sinjal i qartë se skuadra “merengues” e kërkon me çdo kusht lojtarin dhe se asnjë rival nuk mund t’i afrohet kësaj shifre. Lojtari ka shumë admirues, në Serinë A dhe jashtë saj, në Spanjë dhe Angli, por skuadra e Real duket se ka vënë veton me këtë ofertë, që duket e parezistueshme. Nga ky transferim, Milinkovic-Savic do të përfitojë 6 milionë euro në sezon.

Drejtuesit e Real janë gati të plotësojnë kërkesën e presidentit të Lazio, Claudio Lotito, ndaj kanë bërë ofertën marramendëse edhe pse asnjë drejtues nga klubi italian nuk e konfirmon këtë. Por kjo shumë është edhe për të mundur konkurrencën e madhe që është për Milinkovic-Savic, që me shumë gjasa do të fanellë tjetër sezonin e ardhshëm. Duket se për serbin ka nisur një ankand, me skuadrën “merengues” që duket në “pole” për ta marrë, duke mundur edhe konkurrencën e Juventusit.

Më shumë nga Futboll